javë pas jave
Përshëndetje Arbenita
Pesha e bebit që ka vlerësuar mjeku me ekzaminim ekografik, është paksa më e vogël se mesatarja e pranuar si normë. Por kjo nuk do të thotë asgjë, nëse ecuria e shtatzënisë është normale dhe nuk ka probleme shqetësuese. Në këtë kuptim nuk ke përse të mërzitesh aspak, ashtu si nuk duhet të mërziteëh që bebi është me kokë lart në këtë periudhë të shtatënisë. Pesha e vogël është faktor që bebi edhe mundet të kthehet me kokë poshtë ashtu siç është edhe faktor lehtësues për të lindur nomalisht. Megjithatë mënyrën e lindjen do e përcaktoj mjeku që do i besosh proçesin e lindjes, nisur nga përmasat e baçinit amtar, përmasat e kokës së bebit si dhe pozicionit të përfundimtar.
Unë të uroj të kesh kesh ecuri normale të shtatzënisë deri në lindje.


Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 36+1 sapo bera kontroll kisha beben me pesh 2.600 mjeku me tha pak me i vogel se sa duhet. Edhe diqka qe me shqetesoi eshte se beben e kisha mbrapsht koken lart e kembet poshte, a ndodh te kthehet deri ne lindje?.. Ju faleminderit.