Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 27 te shtatzenise, para 2 javesh kam patur dhimbje ne fund te barkut, me intervale kohe me kapte, leshonte, bera eko vizite, dhe isha mire, me dha keto ilace, phloroglucinol, suposta. I mbarova ilacet u bera mire, por mbreme kam patur dhimbje prape, kam dhe shume gazra, keto me duket sikur me lirojne ndonjehere. Kur me kapin dhimbjet barku me forcohet, bebi leviz normal. Jam shume ne merak, te lutem pergjigju, doktori ne fillim me tha mos ke lindje para kohe, por kur me beri vizite, nuk isha hapur, dhe eko doli mire. Me fal qe u zgjata, flm dr Moza.

R (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irena

Përderisa mjeku mendon se nuk paraqet problem për lindje parakohe, duhet të vazhdosh terapinë edhe një herë sipas këshillave të tij.

Gazrat mund të dominohen nga rregullimi i dietës ushqimore, psh. duke mos konsumuar lakër, lule lakër, fasule dhe ndonjë ushqim tjetër që të jep fryrje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti