Shtatzenia e dyte - java e 16
Leonora= Reina *
(11 vite më parë)
Përshëndetje Leonora
Lëvizjet e para të bebit tek shtatzënat në lindjen e dytë e më shumë, ndihen rreth javës së 18-të e më tutje të shtatzënisë, por ka raste që gratë i ndjejnë edhe më përpara kësaj periudhe. Në shtatzëninë e parë, lëvizjet e bebit ndihen rreth javës 22-të e më tutje të shtatzënisë. Për të hequr merrakun, si dhe për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoresh spati flm per kohen qe na e kushtoni.Une jam e shqetsuar pak jam ne shtatzanin e dyt java 16+2 sot dhe ende se kam ndier bebin duke levizur shqetsime tjera skam as dhimbje asgje kontrollen e radhes e kam me 4.06.15 dmth te enjten,por brenga ime qe ne shtatzanin e par ne ket jav e kom ndier bebin duke leviz,dhe tani me thon qe te dytin isha dasht me ndi edhe me heret.Mka kap pak panik eshte me patjeter doktoresh qe femine dyt me ndi me herettu leviz,edhe pse disa nena me than ketu qe i kan ndi me von por thash te mar ni mendim nga ju qka mendoni eshte shqetesuese? Theksoj vajza i ka 11 muaj kurse tani jam 16+2 shtatzen.Tpershendes Doktoresh flm nese gjen koh ..