Rezultatet e analizave
Njomza M
(11 vite më parë)
Përshëndetje Njomza
Nga rezultatet e analizave, vlerësohet prania e një anemie. Për të gjetur shkakun, të rekomandoj të bësh analizë të ferritinemisë. Mjaft i rëndësishëm është marrja e sulplementit me hekur. Nuk ka pengesë që suplementi hekur të merret paralelisht me multivitaminën femibion.
Analiza e urinës vlerëson praninë e infeksionit urinar, ndaj të rekomandoj të bësh urokulturë. Nga rezultatet mjeku do të rekomandoj trajtimin e nevojshmë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuara doktoreshe, Jam 31 jave shtatezene dhe bera analiza rutinore. Rezultatet me dolen si me poshte: numri i eritrociteve 3.81 (vlera referente 3.8-4.9) ; hemoglobina 99 (v.r.120-160); nr.i leukociteve 16.9 (v.r. 4.0-8.0); hematokriti 30 (v.r. 35-50) ; nr i trombocideve 228 (v.r. 140-400); neutrofile 77 (v.r. 54-62); limfocite 18 (v.r. 25-33); monocite 5 (v.r. 3-7); glukoza 4.6 (v.r.3.8-6.1). Urina: pak e trubullt, ngjyre verdhe,cilindrike me peshe specifike 1012. 4-6 E te zbehte 8-10 L, mjaft bakterie, pak monilje dhe qeliza ep. Pllakore. Ju lutem me tregoni vleresimin tuaj per keto rezultate. Ajo qfare me shqeteson nga keto rezultate eshte anemia (me aq sa po kuptoj). Nese kam anemi atehere qfare suplemente me preferoni (hekur) dhe qfare lloj ushqimesh.si dhe une perdori femibion 2. Marrja e hekurit a shfaq problem nese merren edhe vitaminat Femibion. Faleminderit shume paraprakisht