Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klomid

Pershendetje Dr.Moza! Doja te dija per sa kohe mund te rekomandohet pirja e klomideve pa nderprerje, per sa muaj, dhe a ka efekte anesore? Une po perdor klomid per nxitjen e ovulimit dhe efektin ma jep direkt por akoma spo ngel shtatezane per disa probleme qe ka bashkeshorti,dhe kam 3 muaj qe po e pij. a eshtee demshme per shendetin pirja per disa muaj rresht dhe sa eshte limiti i lejueshem qe te vazhdoj ti pi? faleminderit.

Dori Dori (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Trajtimi me stimulues të ovulacionit mund të zgjasë deri në 6-të muaj. Ky trajtim rekomandohet në bazë të një skeme të caktuar, për të mos lodhur vezoret dhe shmangur efektet e padëshiruara. Ky trajtim rekomandohet kur partneri ka një spermogramë normale apo është në trajtim e sipër për të normalizuar parametrat e saj.

Të uroj fat.

/komuniteti