Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Niveli i PRG dhe E2 në fazën folikulare

Pershendetje doktoreshe! Uroj te jeni mire me shendet, problemi qe doja te ndaja me ju eshte: Para disa kohesh bera nje konsulte tek mjeku dhe nga EKO rezultoi nje likuid i lire ne douglas probabel nga ruptura e nje kisti, prandaj mu keshillua te beja ananlizat e BHCG, E2, PRG ne diten e tete te ciklit pasi bera keto analiza rezultoi: BHCG negative, E2 53.56 pg/ml, PRG 0.80 ng/ml. Ju lutem me thoni duhet te shqetesohem per keto rezultate? A eshte i nevojshem mjekimi ne kete rast? Mosha ime eshte 24 vjec dhe nuk kam kaluar as shtatzeni dhe as abort. Mirepres pergjigjen tuaj!

Erusa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erusa

Këto vlera janë normale në një cikël menstrual ku ka variacione në prodhimin hormonal të vezës në vartësi të ditës së ciklit. Prandaj nuk ke arsye të marrësh trajtim medikamentoz.

Gjithë të mirat.

/komuniteti