Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje Doktoresh, une jam ne javes 36 eshte shtatezania ime e pare,ka filluar te me hyje nje far frike per lindje,gjendjen deri me tani e kam shume mir nuk kam pasur asnje problem dhe dua qe te lind me rruge normale.Te lutem a mund te me tregosh se si mund ta kuptoj qe lindja me eshte afruar dhe duhet te drejtohem ne spital.Paraprakisht shume faleminderit.

Sara Thaqi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara,

Tre janë shenjat kryesore që tregojnë se aktiviteti i lindjes po fillon. Këto shenja janë: Rënia e tapës mukoide (një sekrecion i trashë me rrema gjaku, që del nga organet gjenitale), fillimi i kontraksioneve uterine (dhimbje fillimisht të lehta që vijnë duke u shtuar në intervale kohore të barabarta) dhe plasja e membranave (rrjedhje e pa vullnetshme e ujit nga organet gjenitale).

Nëse konstaton një nga këto shenja, drejtohu në shtëpinë e lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti