Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 36

Persh.Doktorresh.para nje jave isha ne kontroll tek mjeki rezultati ishte:matjet biometrike te frytit korrespodojn me ammenorene prej 36 jave paraqitja me kok.placenta ne murin e perparem,lengu aminal ne norm Efw 2800gr.tkurrje nuk ka .cervici i tret,i mbyllur.Prezenton koka.Cipat aminale intakte.S.vagn.i shtuar.mandej mi shkrujti keta hapa Polygynax 1×1mi perdor 6dit tani kam mbaruar mandej e kam marr rezultatin e str.vag.mjeki mi pershkrujti keto hapa Intamelagin dhe Enfexia keto dy te fundit per shkak te rezultatit te str.vag.qe ka dal me pak bakterie te lutem a mundesh te mi sqarosh keto te gjitha dhe a mundem te lind normal kam levizje te bebit te medha a mi sqaron a o bebi mir a i bejn dom keto terapi qe mua pom duken te shumta faliminderit per kohen qe gjen ju pershendes me te mira

Mirea Mirea (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirea

Trajtimi që ka rekomanduar mjeku, shërben për të trajtuar praninë e infeksionit vaginal si kërkesë për të patur rrugë të pastra vaginale gjatë proçesit të lindjes. Trajtimi nuk ka efkete anësore negative. Të dhënat ekografike korespondojnë me moshën e shtatzënisë duke presupozuar se shtatzënia dhe lindja do të shkojë mëse normalisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti