Rrjedhja e gjirit
Skenderi Rrahmani
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk duhet të ketë rrjedhje nga gjiri pas një ndërprerje kaq të gjatë të gjidhënies. Të rekomandoj të këshillohesh me mjekun gjinekolog, i cili duhet të bëj disa analiza të hormoneve dhe mbi të gjitha nivelin e prolaktinës në gjak. Në bazë të rezultateve, mjeku do të japë trajtimin e nevojshëm që të mos kesh rrjedhje qumështi nga gjiri.
Gjithë të mirat.
E nderuar. Une jam 35 vjeqe, para tete muajve ja kam nderprere femijes gjirin, tani pas tete muajve kur po e shtrengoj gjirin po me rrjedh qumesht. Nuk kam kurrfare dhimbje e as kurrfare ndryshimi, te lutem me informo se cka eshte kjo rrjedhje? Te falenderoj shume.