Sa javëshe jam?
Ola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Shtatzënia ndodhet në javën e 28-të plus 6-të ditë. Dita e mundshme e lindjes është data 6 mars 2012.
Krimbat siç i përshkruan ti, kanë ardhur për shkak të papastërtisë së ushqimeve ose edhe të duarve. Të rekomandoj të bësh analizë të feçeve (jashtëqitjes) për të diagnostikuar llojin e parazitëve. Fletën e analizës tregoja mjekut, duke i shpjeguar që je shtatzënë dhe ai do të japë trajtim medikamentoz. Mos u shqetëso, sepse gjendja jote edhe ndodh por që trajtohet normalisht dhe pa problem për ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje... menstruacionet heren e fundit i kam pasur me dt 27 maj mund ta di fiks se sa javeshe jam dhe kur mund te lind bebi? Dhe dicka tjeter qe me shqeteson te lutem... para dy ditesh vura re se ne jashteqitje kisha disa krimba te holle dhe rreth nje cm te gjate me ngjyre te bardhe... i tregova vetem mamit pasi nuk jetoj ne Shqiperi dhe me vjen shume zor te flas me njeri tjeter... mami me tha se jane per shkak te papastertise por une kete e perjashtoj sepse qe nga momenti qe kam mbetur shtatzene jam kujdes akoma edhe me shume per higjenen time personale... a jane te demshme per bebin dhe a ka mundesi kurimi gjate shtatzenise? Te pershendes, Ori.