Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beta hcg plazma

Pershendetje doktoresh Kam bere analizat e shtatzanis pasi testi me doli pozitiv ndersa analiza e gjakut me doli keshtu beta h.C.G plazma 30875 ui/l negative <5 ndersa une i kam te gjitha shenjat qe jam shtatzan se po kam mundime te stomakut shum

Xheneta . (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhaneta

Nëse beta HCG tregon 30875 mIU/ml, tregon se shtatzënia është e pranishme dhe është rreth 5-6 javë. Nëse beta hCG është më e vogël se 5 mIU/ml tregion se shtatzënia mungon.

Pra, sipas asaj që shkruan shtatzënia është e pranishme. Prandaj bëj një ekzaminim ekografik me sondë intravaginale për të konfirmuar praninë e shtatzënisë, vendndodhjen e saj si dhe mjeku të rekomandoj udhëzimet e nevojshme për të patur shtatzëni normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti