Niveli i albumines
Enes Enes
(11 vite më parë)
Përshëndetje
Një nga shkakqet e asaj që ankon mund të jetë tensionit arterial dhe e albuminës në urinë. Të rekomandoj të bësh analizë të urinës komplet, të gjitha provat funksionale të veshkave (azotemi, kreatinemi, uricemi) dhe të matësh tensionin arterial dy herë në ditë. Rezultatet duhet t’i konsultosh me mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas, të evitosh ecjet e gjata dhe qëndrimet e gjata të lodhshme në këmbë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Sapo kam hyre ne muajin e 6-te dhe i kam gjate gjithe dites kembet e enjtura. cfare analizash duhet te bej qe ta marr vesh e kam nivelin e albumines te larte apo jo dhe si ndikon kjo tek bebi?