Qumështi i bletes gjate shtatezanise
Etleva Sula
(11 vite më parë)
Përshëndetje Etleva
Zbato këshillat dhe merr preparatte që të ka rekomanduar mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të rekomandoj që gjatë shtatzënisë të marrësh vetëm multivitaminat dhe suplementin me hekur, për të plotsuar nevojat për vitamina dhe kripra minerale që ka nevojë organizmi tënd dhe i bebit.
Qumështin e bletës merre pas lindjes, por gjithënjë të kontrolluar sepse është një product, që nëse merret me sasi të pakontrolluar është i dmëshmë për shëndetin e atij që e konsumon.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E dashur Dr. Mimoza! doja tju pyesja nese mund ta konsumoj Qumështin e bletës gjate shtatezanise, une e kam konsumuar cdo vit te fresket per mireenien e shendetit tim,tani jam 17 jave shtatezane,doja tju pyesja nese mund ta konsumoj nderkohe qe po pij edhe vitaminat Prenatal? mua ne javen e 14 doktori me kostatoi placente previa marginale por qe do rregullohet me rritjen e shtatezanise me tha plus qe nuk e ke aq afer sa te te bllokoje rruget e lindjes,por ne javen e 15 +4 pata disa sekrecione te kafta pak fare shkova tek mjeku dhe me tha qe femija eshte mire nuk ke demtime vetem nje gervishtje te vogel te placentes keshtu qe me dha vasosuprina dhe bera rregjim, tani per tu ndier pak me e forcuar dhe me mire pervec vitaminave prenatal doja tju pyesja nese mund ta perdor edhe Qumështin e bletës njekohesisht? te lutem nje pergjigje ... faleminderit paraprakisht