javë pas jave
Përshëndetje,
Rrezet e diellit dhe noti, janë të rëndësishme edhe për gruan shtatzënë. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit gjatë sezonit veror, duhet bërë gradualisht dhe jo menjëherë. Është e rekomanduar largimi nga rrezet e diellit, që godasin lëkurën/trupin direkt dhe indirekt nga ora 10-të deri në orën 17-të. Gjatë qëndrimit në diell apo nën çadër, përdorimi i kremrave vitaminoze duhet të bëhet rreth 20 minuta para daljes në diell, dhe menjëherë pas larjes/banjos në det apo në pishinë. Parfumet dhe kremrat kozmetikë nuk duhet të përdoren në ambjentet me diell, sepse ekziston mundësia e alergjive apo dëmtimeve të tjera të lëkurës. Vendosja në kokë e kapeles si dhe përdorimi i syzeve të diellit gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambjent të hapur, është veprim shumë i drejtë i gruas shtatzënë.
Në ambjentet e plazheve me rërë dhe ujë deti, duhet të zgjidhet vendi i pastër për t’i shpëtuar ndonjë infeksioni të mundshëm. Konsumi i ujit dhe lëngjeve, duhet të jetë më i madh sesa ai që konsumohet jashtë sezonit veror, por asnjëherë duke e tepruar me sasinë dhe cilësinë.
Gjithë të mirat.


Jam ne javen e 36,desha ta di a mmund te beje plazhe ne kete peeiudhe,a eshte i rrezikshem uji i detit apo dielli per beben,pasi qe jetoj ne nje vend bregdetar dhe eshte e pamundur ti rrezistosh ketij te nxwhti duke qendruar ne shtepi