Multivitaminat
Mira Elda
(11 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Mirë është që të marrësh shumëllojshmëri vitaminash dhe kripra minerale, sepse organizmi i gruas shtatzënë ka shumë nevojë për to, në pamundësi të marrjes në rrugë natyrore (me ushqime). Të rekomandoj që të marrësh dhe përdorësh një lloj tjetër multivitaminash që të kenë në përbërje shumëllojshmëri vitaminash dhe kriprash minerale. Krahas, duhet të marrësh dhe suplement me hekur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe jam ne javen e 22 te shtatzanise dhe qe ne fillim kam perdorur vitaminat vita materna dha mirepo aty shkrun qe ka vetem acid folik dhe omega 3 asnje vitamine tjeter. A duhet te marr vitamina te tjera?