A duhet te nderpres shtatzenine?
Aulona Grepi
(11 vite më parë)
Përshëndetje Aljona
Me të dhënat që shkruan, shtatzënia ka ecuri normale dhe sot ka përfudnuar java e 7-të e saj (llogaritja e javëve të shtatzënisë fillojnë nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual). Nuk e kuptoj se nga të ka buruar shqetësimi që shpreh, vetëm nëse mjeku ka konstatuar se diçka tjetër nuk është normale.
Por, përsëri insistoj se me të dhënat që shkruan shtatzënia ka ecuri normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Jam 31 vjec, ne daten 24.04.2015 ishte dita e pare e periodave te mia te fundit. Ne fund te muajit maj kam bere dy teste te cialt me dolen pozitiv. Me 31.05.2015 bera nje konsulte tek mjeku gjinekolog me eko vaginale. Mjeku me tha qe femija duhet te jete rreth 4-5 jave gje qe nuk perputhet me periodat e tua te fundit. Me sugjerimin e mjekut ne daten 08.05.2015 bera beta hcg e cila me doli ne vleren 15283 dhe pas 48 oresh ne date 10.05.2015 bera analizen e dyte te beta hcg e cila me doli ne vleren 21533 ( pra nuk eshte dyfishuar vlera). Ju lutem me thoni cduhet te bej tani? Duhet te nderpres kete shtatezani apo ende ka shprese se mund te vazhdoj?