Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare ndikon ne lindjen e femijes me peshe te vogel?

Faleminderit per pergjigjen tuaj. Jam ne shtatzanin e dyte ne javen e 18, por jam paksa e shqetsuar. Ne lindjen e par femija im ka lindur me pesh shum te vogel 2.300 gr. Dua ta di do te thot se edhe femijen e dyte do ta kem me pesh te vogel. A ka ndonje menyr e ushqyres ose trajtimit gjat shatzanis qe ndikon ne peshen e femijes.

Diellza O (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diellza

Nuk është e thënë që edhe fëmija i dytë të jetë nën peshë, sepse nën peshë ka lindur fëmija i parë. Nuk është kryesore në shtimin e peshës së bebit mënyra e të ushqyerit të shtatzënës, por duhet parë mundësia e marrjes së vitaminave dhe kriprave minerale si dhe në javën e 22-të të shtatzënisë duhet të vlerësohet fluksimetria, për të vlerësuar jo vetëm gjendjen e bebit por edhe sasinë e gjakut që merr ai nga nëna.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti