Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ramazani ne shtatzeni

Pershendetje dashta mju pyt se a ndikon ramazani ne shtatzani,,tash hi ne muajin e 9 a mundem me agjeru a ka ndikim ndonje gje tek foshnja ose edhe tek un.kalofshi mire

Lena Hasimi (11 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje

Që fëmija në barkun e nënës të rritet i shëndetshëm dhe normal, ai duhet të ushqehet. Këtë ushqim e merr nga trupi i nënës. Nëse nëna nuk merr ushqime të domosdoshme në sasi dhe cilësi si dhe nuk konsumon sasinë e nevojshme me lëngje, atëherë edhe fëmija në barkun e saj nuk do ushqehet normalisht. Në këto kushte fëmija do vuaj, shtatzënia mundet të ketë ecuri jo normale dhe mund të lindë me problem të rënda.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti