Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhetimi gjate shtatzenise

Pershendetje doktoresh nje shoqe imja eshte shtatzan 2 javshe veq sa ka mbet i ka dal testi pozitiv te mjeku nuk ka qen ende e ka me.udhtu per ks ajo po ka frik mos pi bon bebit keq me udhtu tkisha lut mem tregu a osht rrezik udhtimi gjat shtatzanis muajt e par tpershendes

Maja .... (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Pershendetje Majlinda
Nuk jane te ndaluara udhetet gjate shtatzenise, por jane te kufizuara levizjet gjate shtatzenie ne rastet kur shtatzenia paraqet probleme.
Konstatimin e problemeve e ben mjeku te cilit gruaja shtatzene i beson ecurine e shtatzenise. 
Prandaj te keshilloj qe fillimisht kostato qe shtatzenia eshte e pranishme me ekzmainim ekografik me sonde intravaginale. Mjeku gjithashtu do te konstatoj edhe vendin e implantimit te shtatzenise si dhe do te vleresoj ne pergjithesi fillimin e shtatzenise qofte edhe ndonje problem te mundshem. Mbeshtetur ne rezultatet e vizites gjinekologjike si dhe analizave dhe ekzaminimeve, mjeku do te vleresuar dhe do te keshilloj edhe mbi udhetimet qe ke ndermend t'i besh.
Paraprakisht te uroj per fillimin e shtatzenise.

 

Maja .... (11 vite më parë)
flm shum doktoresh jo un sjam shtatzan po shoqja ime sidoqoft flm shum

/komuniteti