Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam ne javen e 32 por madhesia e barkut eshte sa java e 29!

Pershendetje jam ve javen e 32 te shtatzanis po madhsi e barkut asht sa java e 29 ktu ku jetoj vetem 2 ultrazana ti bajn njo fillim njo ne javen e 20 ju lutem me ndihmoni jom shum e shqetsuar

Lorena Hajzeri (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Lorena
Nuk është arsye për të dyshuar në ecurinë e shtatzënisë madhësia e barkut që unë nuk e kuptoj se cilët janë kriteret e këtij vlerësimi që ti ke bërë. Janë mjekët ato që japën përfundime mbi gjendjen e shtatzënisë dhe të jesh e sigurtë që nuk e marrin parasysh madhësinë e barkut. 
Nëse mjekët që të kanë kontrolluar ecurinë e shtatzënisë dyshojnë për ndonjë problem, ata me siguri do të ekzaminojnë me ekografi ekstra (jashtë rradhe). 
Pra, duke gjykuar se nuk ka gjë për t’u shqetësuar, të uroj ecuri të mbërë të shtatzënisë deri në term/lindje.
Gjithë të mirat. 

 

/komuniteti