Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 38

Pershendetje Doktoresh, une jam ne javen 38 isha te mjeku dhe mjeku me tha qe ende nuk je per lindje,beba peshonte 2.850 kg,te lutem qfar mund te thuash per peshen e bebit mos eshte pak e vogel si pesh per keto jave.Ju falenderoj qe gjeni kohen dhe durimin per çdo pyetje qe na pergjigjeni.

Sara Thaqi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Sara
Pesha e bebit është paksa e vogël në krahasime me atë që quhet peshë mesatare normale. Por kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar nëse gjendja e bebit është normale. Të rekomandoj të bësh fluksimetrinë, sipas rezultatit mjeku do të japë rekomandimet e nevojshme.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

 

/komuniteti