Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorroidet gjate shtatzenise

Pershendetje dr.Mimoza un jam shtatzen ne javen e 27 dhe sot pash qe kam hemoroidet me gjakderdhje.. Kur ekryej nevojen mandej pash sasi te gjakut por jo ne vagin nga zorra e trash.Qka duhet te veproj? Ate perdor diq? Sa jan te rrezikshme hemoroidet gjat shtatzanis?

Egzona Jakupi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Egzona
Mundohu të evitosh kapsllëkun, duke përdorur ushqime me fibra dhe sa më shumë lengje. Evito sforcimet në baçin duke mos ngritur pesha të rënda. Shplahu sa më shumë të jetë e mundur, disa u bën mirë uji i ftohtë dhe disa uji i vakët, por, unë të këshilloj ta fillosh me kompresa me akull në vendet e dhimbshme. 
Mjeku që ndjek shtatzëninë, mund të rekomandoj kremra ose suposta për të qetësuar dhimbjet ose/dhe kruarjet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.   

 

/komuniteti