Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas abortit

Pershendetje dr.Mimoza Ne dt.12 mars kam pasur nje abort me ilace dhe cikli me ka zgjatur 2 jave pas abortit.Ne ditet e fundit te ciklit kam pasur vetem sekrecione ngjyre kafe dhe direkt pas ketyre sekrecioneve me ka ardhur perseri cikli ne sasi te madhe.Ky cikel me zgjati rreth 4 dite por edhe sot une vazhdoj te kem nga pak sekrecione ngjyre kafe.Kam bere ekon e fundit dhe mjeku me ka thene qe jam pastruar mire.Mund te kete qene ky cikli i Radhes dhe a jane normale keto sekrecione?Cikli tjeter kur mund te me vije? Faleminderit per pergjigjet.

Eva Arapi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Eva
Aborti me tableta sjell edhe çrregullime të gjakrrjedhjes menstruale. Nëse ekografikisht rezulton pa probleme, mjeku gjinekolog duhet të japë trajtim medikamentoz që të mos kesh sekrecione kafe. 
Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj me numër kontakti 0692033965.
Gjithë të mira. 

 

/komuniteti