Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ti parandalojme infeksionet?

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Kam lind qe 4muaj me operacion e tash jam shum mir ,ajo qe desha te pyes eshte si ti parandaloj infeksionet para se te formohen,psh te fshihesh me palome tualeti pas shperlarjes me uj kur ta kryjme nevojen e vogel a shkakton infeksion,vatat higjjienike qe i perdori kur me vje cikli a shkaktojn infeskion edhe pse i ndrroj qdo ore,te brendshmet i perdori te bardha i ziej i hekurosi tani i veshi ,nese keni mundesi te me pergjigjeni se me mire eshte te patandalohet se sa te mjekohet ,ju faleminderit per mirkuptim

♥ D - D ♥ (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Rregullat e higjenës që përshkruan se i ndjek, janë rregullat më të domosdoshme që duhet t’i ndjekin të gjitha gratë për të parandaluar një infeksion të mundshëm vaginal. Por ka edhe infeksione të cilat fitohen për shkak të ambjentit, llojit të punës, faktorëve të jashtëm apo edhe nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve, të cilat nuk mund të parandalohen. Për këtë arsye rekomandohet që nëse një grua vëren ndryshime në sekrecioneve vaginale (ndryshim ngjyre, erë, si dhe ndryshim konsistence (e hollë apo viskove)), të drejtohet tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar praninë apo përjashtuar mundësinë e një infeksioni të mundshëm. 
Gjithë të mirat.  

 

/komuniteti