Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngerqet apo te therrurat ne stomak?

Pershendetje, Jam ne javen e 27 te shtatezanise dhe disi kam si lloj te therrurash ne stomak apo si ngerqe, nderkohe qe me pare skkam pasur asnje problem me shtatezanine. A jane normale keto dhimbje apo qfare me keshilloni sepse per mua eshte hera e pare qe jam shtatezane. Me respekt,

Blerta Meqa (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Dhimbjet (apo ngërçet) në stomak, nuk kanë lidhje me shtatzëninë. Të rekomandoj të përdorësh qetësues për stomakun, të cilët duhet t’i rekomandoj mjeku gastro-enterolog. Gjithashtu të rekomandoj të bësh ekzamiminim ekografik për të matur gjatësinë dhe gjërësinë e kanalit cervical (cervikometria), për të përjashtuar praninë e rrezikut për lindje parakohe.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti