Jam ne merak, se a jam a nuk jam shtatzane?
Fjoll Fjolla
(11 vite më parë)
Përshëndetje Fjolla
Meqë testi i shtatzënisë ka dalë pozitiv, për të vlerësuar më praninë e shtatzënisë të rekomandoj të bësh beta hCG (analizë gjaku që tregon praninë ose jo të shtatzënisë). Nëse ky ekzaminim tregon për shtatzëni, bëj një ekzaminim ekografik me sondë transvaginale për të vlerësuar vendndodhjen e shtatzënisë (që do të thotë që është brënda në mitër apo jashtë saj). Sipas rastit, mjekët do të tregojnë rrugën e trajtimit dhe ndjekjes.
Mos hezito të bësh ekzaminimet që të rekomandova.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoresh , ju lutem me ndihmoni jam ne merak,cikli me eshte vonuar 18 dite testi me ka dal pozitiv,te mjeku isha njeher me tha qe je shtatzane kur isha ne kontroll pas nje jave me tha qe nuk shihet gje nuk je shtatzane por mitra esht zgjeruar sikur qi je shtatzane ,test prap provova gjithnje pozitiv me del.