Eko javen e 12
Ilda Ilda
(11 vite më parë)
Përshëndetje Ilda
Në klinikën ku unë punoj, ekzaminimi ekografik për matur transparencën e qafës së bebit bëhet në javën e 12-të të shtatzënisë. Menjëherë pas këtij ekzaminimi rekomandohet bërja e bi-testit që vlerëson rrezikun për sindromë Daën. Në janë e 15-16 të shtatzënisë, nëse nuk është kryer bi-testi, rekomandohet bërja e tri-testit, i cili vlerëson të njëjtën sindromë.
Prandaj të rekomandoj që është më mirë të bësh ekzaminimin ekografik në javën e 12-të, pra për të bërë bi-testin, pasi është koha më e mundshme për të marrrë masa nëse diçka nuk ka shkuar mirë me shtatzëninë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Ne javen e 10 te shtatzanise kam bere ekon e fundit, dhe mjekja nuk me la takim per javen e 12 po e la ne javen e 15 per te pare bebin dhe per te bere triple testin.. a duhet ta ndjek kete keshille te mjekes apo duhet te bej eko ne javen e 12, pasi di qe eshte e rendesishme per te pare qafen e bebit...ju lutem me thoni cfare duhet te bej? Faleminderit!