Pershendetje dr, cikli me eshte vonuar 16 dite,testi po me del gjithnje pozitiv kam qene te mjeku njeher me tha qe je shtatzane pas nje jave kur shkova ne kontroll me tha qe nuk je tash nuk shihet gje ne miter, pastaj beta hcg e kam bere para 4 dite me ka dal 117..qfar mendoni ju,qfare duhet te beje ?
Nëse testi i urinës dhe testi i gjakut për beta hCG tregojnë për shtatzëni, vlen të besohet se ajo është e pranishme. Të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik me sondë intravaginale për të rivlerësuar praninë e shtatzënisë, si dhe përcaktuar vendndodhjen e saj.
Mos neglizho. Nëse shtatzënia konfirmohet, mos harro të marrësh acid folik si dhe multivitamina. Mjeku që do të bëj ekzaminim ekografik do të vlerësoj shtatzëninë dhe do të japë rekomandimet e nevojshme.