Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaksina per rezus

Pershendetje e nderuara Mimoza Keta kam nje shqetesim sa i perket vaksines se rezusit qe merret gjate shtatezanis dhe pas une e kam marr rreth javes se 33 mirepo mas lindjes ku le sa di une merret brenda 72 oreve nuk ma kan bere hiq vaksinen kam 12 dite qe kam linde deshta te di a shlakton kjo ndonje penges per shtatezanin time te ardheshme a duhet te behet patjeter edhe pas lindjes dhe pse mu sme eshte bere ? ju pershendes ...

Blerina ???? (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Nëse faktori rhezus i fëmijës është pozitiv, të rekomandoj që pas 6-të muaj të bësh titrin e imunizimit. Kjo analizë tregon nëse je e imunizuar apo jo, pra si duhet të veprohet për shtatzëninë e ardhshme.

Nëse faktori rhezus i fëmijës është negativ, nuk paraqiten pengesa për shtatzënitë e ardhshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti