Pershendetje dr. Une jam ne javen e 22, pasi ka disa dit qe po me dhemb fyti deshta te di a eshte i demshem uji me limon nese pihet gjate shtatzanise duke e pas parasysh qe ky kombinim mund te te dobesoj. Ju faleminderit paraprakisht. Vjollca
Nuk është i dëmshëm pirja e ujit me limon, përkundrazi limoni është i pasuar me vitaminë C dhe ndihmon pozitivisht në ecurinë e shtatzënisë. Për dhimbjen e fytit të rekomandoj që të kontaktosh mjekun e përgjithshëm/patolog, i cili do të japë rekomandimet e nevojshme qoftë edhe trajtim medikamentoz. Paraprakisht evito qëndrimin nëpër vende ku fryn, përdor çajra të ngrohta, vendos një shall rreth grykës dhe mund të bësh gargarë me solucione disifektante.