Tentimi per shtatzeni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Loresa
Më vjen mirë që analizat e strishos vaginale si dhe vlerësimi me ekzaminim ekografik kanë dalë mirë.
Për të patur një shtatzëni të sukseshme, e rëndësishme është edhe gjendja riprodhuese e mashkullit e cila vlerësohet me analizë të spermogramës. Kjo analize tregon aftësinë e spermatozoidëve për të fekonduar vezën. Analiza kryehet nga mjeku androlog, i cili është mjeku që merret me shëndetin riprodhues mashkullor. Ai do t’ju shpjegojë edhe kushtet e marrës së kampionit.
Nëse analiza e spermogramës është normale, atëherë mjekja gjinekologe do të rekomandoj për ty marrjen e preprate/medikamenteve që stimulojnë/ndihmojnë vezoren për të prodhuar vezë të afta për fekondim.
Pra, nëse sistemi riprodhues mashkullor dhe femëror janë në kushte optimale, shtatzënia nuk ka arsye që të mos ndodhë.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje zonja Keta!, isha ne kontroll per ti dergu analizat e strishove doktoresha me tha qe jam shume mire nuk kam asnje infeksion dhe me shikoj me ultraza tha poashtu je shume mire ske asnje problem. Doktoresha eshte nje mjeke jo e afert ne pacient dhe nuk me shpjegoj me shume lexonte nje revist. Me tha te bej burri spermogramin dhe nese atij i del mire ateher duhet te te jap stimulues. Ju lutem doktoresh pasi ju jeni nje mjeke mjaft e afert me ne dhe per kete Zoti ju shperbleft per punen dhe kohen. Mund te me tregoni pak si ta bej burri analize e spermogramit ku dhe kur si dhe qka eshte ai stimulues. Ju falenderoj nga zemra.. P.S. tentoj per shtatzeni qe nje vjet gati..