Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me dhemb veshi i majte dhe koka

Pershendetje doktoresh, Jam shtatzane ne javen 10+5. Kam nje problem qe me kap shpesh dhimbja e kokes ne pjesen e vetullave hundes e mollezave e sme leshon. Un e dina qe pihej tachipirina e kam pir me perpara dy. Si tja bej? Pervec kesaj me dhemb dhe veshi i majte e ndjej te bllokuar e me duket sikur lidhet me dhimbjen e kokes. Po cmendem tere diten pa qetesues se di si do me kaloj. A ka ndonje mjekim natural ne shtepi qe te qetesohem pak? Kam shume siklet vuaj me ore te tera....

Emel Kastrati (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Emel
Me sa shkruan duhet të diagnostikohesh për ankesat që shkruan, te mjeku i përgjithshëm apo mjeku neurolog. Në tre mujorin e parë të shtatzënisë nuk rekomandohen preparate qetësuese, por, preparati që ke marre ka në përbërje paracetamol, i cili nuk ka efekt anësore edhe nëse përdoret ne tremujorin e parë të shtatzënsië. 
Pas javës 12-të, mund të përdorësh edhe preparate të tjera gjithënjë nëse mjeku specialist do të të rekomandoj për t’u qetësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.  

 

/komuniteti