Shtatzënia e parë dhe pesha e vogël e bebit
Jets
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Nëse do më shkruaje që je në ditën e parë të javës së 29-të, do të thoja se pesha e fëmijës është shumë normale. Nëse do më shkruaje se je në ditën e fundit të javës së 29-të, do të thoja se pesha e fëmijës është paksa e vogël.
Gjithësesi nuk mendoj se problemi është shqetësues, nëqoftëse ecuria e shtatzënisë është normale në treguesit e tjerë. Mirë bën edhe nëse korrigjon rregjimin ushqimor, nëse mendon se ai mund të jetë faktor i peshës së vogël të fëmijës, por gjithnjë pa teprime.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar Dr. jam shtatzene ne javen e 29. Dje kisha nje kontrolle te mjeku edhe tha se beba ime peshon 1 kg e 100 gram, cka mendoni ju a eshte normale apo eshte pak me peshe te ulet, se jam e shqetesuar mos eshte me peshe te ulet edhe sa mendoni se do te shtoje beba ime deri ne fund? Ju lutem me tregoni cka te bej une? Cka duhet te ha ose pi per te shtuar beba ime nese mendoni edhe ju se eshte e vogel? Pres pergjigje me padurim.