ekon e fundit e kam bere ne javen e 12,tani jam ne javen e 17+6,doja te beja ekon morfologjike ne cilen jave behet?ndonjehere me duket sikur leviz bebi ndonjehere jo,dua te bej sa me shpejt ekon,me thoni ne cilen jave behet eko morfologjike...ju pershendes....
Ekografia morfologjike bëhet rreth javës 22-të të shtatzënisë. Ky ekzaminim vlerëson gjëndjen e përgjithshme të bebit si dhe problemet e tjera që mund të ketë në zhvillim e tij.
Përsa ankon mbi lëvizshmërinë e bebit, duhet të dish se lëvizjet e rrëgullta të bebit tek shtatzënat me bebin e parë, i ndjejnë pas javës së 22-të të shtatzënisë. Ndërsa shtatzënat me bebin e dytë dhe më shumë, lëvizjet e bebit i ndjejnë pas javës së 18-të.
Në këtë kuptim, nuk ke arsye të merakosesh mbi lëvizshmërinë e bebit, por se nëse je në merrak mund të bësh edhe një ekzaminim tjetër (qoftë edhe nesër), për të vlerësuar ecurinë e shatztënisë, gjithnjë nëse mjeku gjinekolog e shikon të arsyeshme këtë ekzaminim.