Kur fillohet mjekimi i vezoreve policistike me metformine?
Alma
(15 vite më parë)
Përshëndetje Alma
Meqënëse je insulino-rezistente, trajtimi me metforminë është bashkëkohor. Ky trajtim duhet të vazhdoj për një vit rrjesht. Ndërkohë të rekomandoj, që të marrësh rezultate më të shpejta për eliminimin e mikrokisteve, dhe të kombinosh trajtimin e mësipërm me estroprogestativ. Nëqoftëse je obese/e shëndoshë, që të kërkosh shtatzëni duhet pa tjetër të biesh në peshë, pasi obeziteti është shkak për insulino-rezistencën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Mimoza. Une para 6 muajve e gjysem jam operuar sepse kisha shtatzeni jashte mitre. Pas operacionit stafi i mjekeve qe me operoi me siguruan qe isha shume mire. Edhe 1 muaj pasi u operova bera nje tjeter vizite dhe isha po shume mire. Ribera analizat e gjakut komplet dhe ato me dolen mire. Ne shtator dmth 2 muaj pas nderprerjes se shtatzenise jashte mitre me operacion, mu shfaqen mikrociste ne vezore. Bera analizen e glicemise dhe insulines dhe nga rezultati qe doli fillova mjekimin me metformine. Doja tju pyesja, nese ky eshte mjekimi i duhur ne raste te tilla, duke ditur qe une po tentoj perseri per te ngelur shtatzene qe prej 3 muajve, por pa rezultat. Duke ju falenderuar pres pergjigjen tuaj.