Puna gjatë shtatzënisë
Ajshee
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ajshe
Nuk është normale, që gruaja shtatzënë të kryej punë të rënda e sidomos të lodhshme e për më tepër duke u zgjatur apo tërhequr trupin. Më vjen mirë që nga ajo që tregon, nuk ke patur pasoja negative. Tashmë duhet ta kuptosh se në shtatzëni nuk duhet të mbi lodhesh sidomos me punë fizike.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 32 te shtatzenise, sapo kam hyre, deri me tani skam ndonje problem jashte normales, eshte shtatzenia e pare se ma heret kisha nje abort dhe per cdo gje behem merak, kam pastruar ne shtepi tavanin i cili eshte me plastik dhe ai duhet te pastrohet, e kam pastru me nje furçe me bisht pothuajse nje ore e gjysem dhe ndonjehere ngapak u terheqsha per me mbri mirepo jo shume, a kam bere ndonje gabim? Skam ndonje ndryshim me gjendjen perpara shtatzenise vetem se jam lodh dhe shpina me dhemb kur qendroj tre a kater ore duke punu. Pse lodhem nuk merakosem vetem me intereson a ndodh te demtohet beba dicka ose te shkaktohet ndonje anomali? Ju faleminderit qe na largoni shqetesimet tona me pergjigjet tuaja.