Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve

Përshëndetje doktoreshe, desha të të pyes dicka në lidhje me menstruacionet, nuk i kam të rregullta, tash po i bëj që 6 muaj nuk më kan ardhur hiq, qka mund të këtë këtu, a është ndonjë rrezik? Mosha ime është 16 vjeq. Dhimbje të barkut kam shume cdo herë sa që nuk mund të leviz. Te mjeku shkoj por mi jep disa barna me i perdore dhe brenda 72 oreve me vijne por në muajt e tjere jo. Të lutem mu përgjigj për këtë.

Besnita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besnita

Nuk është normale të kesh çrregullime menstruale në këtë moshë të re. Duhet të dish se çrregullimi ka si shkak ndryshime të nivelit të hormoneve. Prandaj, lind nevoja të bësh disa ekzaminime të hollësishme hormonale, për të cilat duhet të këshillohesh me mjekun gjinekolog.

Mos neglizho, se mund të bëhën shkak negativ për shëndetin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti