Dhimbja e shtatzënisë
Vele
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vele
Lokalizimi i dhimbjes vetëm te gjunjtë, nuk ka lidhje me shtatzëninë. Problemi mund të jetë reumatizmal, prandaj të rekomandoj të kontaktosh një mjek reumatolog i cili ka mundësinë e vlerësimit dhe trajtimit nëse është e mundur. Dhimbjet e kockave mund të vijnë si rezultat i mungesës së vitaminave dhe kryesisht i kriprave minerale.
Prandaj konsumo multivitaminat me kalcium, hekur dhe magneziumin të cilat kripra minerale duhet ti marrësh rregullisht, pasi organizmi yt dhe fëmija ka nevojë për to.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, tash jam na javen e 8 te shtatzenise por kam dhimbje te gjunjeve shume d.m.th. eshtrat me dhembin dhe dhembet me qesin gjak, ju lutem me tregoni a eshte mungese e vitaminave dhe cka duhet te perdori? Faleminderit.