Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ana e majte e barkut

pershendetje doktoresh.jam ne javen 19,kam dhimbje ne anen e majte te barkut simdhe nga ana e mesit,me shqeteson shume kjo dhimbja e barkut,edhe kur jam shtrire dhe kthehem ne anen e kundert (e djathe) me dhemb shume,,kam frike mos i ben gje bebit,jam shume e shqetesur,me duket dhe sikur se kam ndjere te levize,cfar mund te jete?

Perla Perlita (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Perla
Përsa shkruan, të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës si dhe gjendjen e shtatzënisë. Nëse ekzaminimet rezultojnë normalë, bëj një analzië dhe kulturë të urinës komplet, pasi infeksioni urinar mund të jetë shkak për dhimbjen që ankon.
Të rekomandoj që të qëndrosh shtrirë anash majtas. Nëse fëmija është i pari, lëvizjet e bebit ndihen normalisht pas javës së 22-të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë. 

 

/komuniteti