Si të trajtoj lythat gjenital?
Jeta19
(15 vite më parë)
Përshëndetje Jeta
Preparati condilin që të ka rekomanduar mjeku, është nga preparatet më të mira që trajton lythet vaginale. Ai përdoret 4 ditë në mëngjes dhe darkë, duke u pikuar vetëm mbi kondilomat nga një person tjetër dhe më pas bëhet tre ditë pauz. Kjo proçedurë përsëritet deri sa të zhduken kondilomat. Mos neglizho për të marrë këtë preparat, dhe mos vlerëso koston e tij. Nëqoftëse nuk e përdor, lythet shtohen shumë shpejt duke mbushur vaginën, vulvën dhe gjithë zonën perianale.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe! Para 1 jave bera nje vizite tek mjeku dhe me diagnostikoj me lytha gjenital te vegjel qe mund te trajtoheshin dhe qe nuk kishin ndonje rrezikshmeri te larte. Me dha nje solucion te cilit nuk mund ta kuptoj mire shkrimin ne recete po qe fillimin dhe lexon Condylo...... etj sepse nuk e kuptoj. Ishte i kushtueshem por problemi eshte se duhej ta aplikoja ose tek mjeku ose nga dikush tjeter sepse ishte djeges nese me prekte ne zonat e pademtuara. A ekziston ndonje medikament tjeter per trajtimin e lezioneve, me pak i rrezikshem por me efikasitet dhe siguri te larte qe nuk kushton kaq shume? ju faleminderit.