Udhëtimi në shtatzëni
Vjosa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vjosa
Në përgjithësi, gjatë shtatzënisë nuk është e rekomanduar të udhëtosh rrugë të gjata sidomos kur situata e saj është e dyshimtë. Nëqoftëse mjeku që ka ndjekur shtatzëninë tënde, të ka lejuar të udhëtosh me automjet, e ka bërë këtë pasi e njeh ecurinë e saj dhe mendon se nuk ka arsye për tu shqetësuar.
Të uroj që udhëtimi të shkoj sa më mirë.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 8 kam pas pak probleme me gjakderdhje po shume pak gjak, kam qene kontrolle te mjeku me ka thene se shume mire jam edhe bebi mire eshte, dhe se eshte pak gjak mirepo larg placentes keshtu qe shtatzenia mire eshte, mirepo une jam jashte ne Zvicerr dhe deshiroj edhe nje jave me udhetu me makine per Kosove, a eshte rrezik dicka, apo mundem te udhetoj sepse mjeku ketu me tha vetem qe duhet me u ndal gjate udhetimit qe te leviz pak se mire je. E pres pergjigjen, ju faleminderit.