Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur do të lindi?

Pershendetje doktoreshe, Dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene me 16/08/2011, dhe ne viziten e fundit mjekja me tha qe jam 13 jave kurse kalkulatori tek bebaime thote 19 jave. Kur do te lindi une cili eshte muaji? Mjekja tha 16 qershor e ketu 22 maj sdi cila mund te jete me e sakte? Ju pershendes.

Erina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina

Nëqoftëse 16.08.2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, shtatzënia është në javën e 17-të plus 6-të ditë. Dita e mundshme e lindjes është data 24 maj 2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti