Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut dhe faktori Rezus

E nderuar doktroreshe


Me intereson te dije nese grupi i gjakut ndikon te pasardhesit? Per rastin tone, une kam grupin e gjakut O (-) ndersa gruaja ime B (-). Po mendojme per nje femije, por para se te perpiqemi per kete desha te dije nese duhet te bejme ndonje injeksion paraprakisht. Ju faleminderit.

Agim (16 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

I nderuar zotni. Në rastin që më tregon, konceptimi i fëmijës dhe shëndeti i tij nuk ka problem. Faktori negativ tek të dy partnerët, nuk është problematik për konceptimin dhe gjëndjen e fëmijës. Fëmija do të dalë me faktorin rezus negativ. Mendoj se nuk nevojë për të bërë asnjë lloj injeksioni paraprak.

Uroj të konceptoni fëmijën sa më shpejt.

Irma (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, me intereson te dije prej dy prinderve me rh+ a mund te jete femija rh-? Ju faleminderit.

/komuniteti