javë pas jave
Përshëndetje Sulejma
Dhimbjet që ankon, mund të konsiderohen normale. Janë dhimbje përgaditore që përgatisin nënën për momentin e lindjes. Për moshën e shtatzënisë 36 javëshe, nuk rekomandohet asnjë lloj medikamenti për qetësim. Vetëm pozicioni shtrirë anash majtas në momentin kur ke shqetësim, do qetësonte gjendjen tënde. Elimino raportet seksuale dhe qëndrimet e gjata në këmbë dhe qëndro shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur.
Duhet të dish që lindja konsiderohet normale pas javës së 37-të të shtatzënisë. nëqoftëse çdo gjë shkon ashtu siç duhet atëherë edhe fëmija do të qnëdroj së bashku me nënën.
Fillimi i aktivitetit të lindjes konsiston në tre moment kryesore. Së pari, rënia e tapës mukoide. Së dyti, fillimi i kontraksioneve uterine. Së treti, pa patur asnjë nga shenjat e mësipërme, mund të plasin ujrat, gjë për të cilën gruaja duhet të drejtohet menjëherë në shtëpinë e lindjes.
Uroj që çdo gjë të kaloj sa më mirë dhe lindja të jetë e sukseshme me një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje. Jam ne javen e 36 te shtatzenise, prej mbreme me ja shfaqur disa dhimbje poshte barkut, dhe me pas po anojne dhe nga i gjithe barku. Keto dhimbje po lajmerohen cdo 1 ore, nga 5 minuta. Isha tek gjnekologja, me tha se keto jane dhimbje normale, e ndoshta dhe te lindjes e kunder dhimbjeve dhe vonimit te lindjes (se nese behet lindja tani, ende eshte heret, me pas duhet te ndohet femija ne vakum). Me ka sugjeruar dy lloje te barnave, njera Utrogestan 100mg, nje ne mengjes, 2 ne mbrejme, qe duhet ti perdore 1 jave i dhe lloji tjeter Yutopar te perdori 3 dite, nga 2 here ne dite, nje mengjes, dhe nje ne mbrejme. Por prap se prap po kam dhimbje njesoj. Me ka shikuar dhe poshte ne organ, se a jam hapur apo jo, dmth tani per tani ende jo sa duhet te lindi femijen. Ndonje keshille nga ju, kisha pasur nevoje, sidmos kur po me kapin dhimbjet, nuk po mundem te ndej ne asnje pozite, sa qe dhe kur po jam ne gjume, dhe gjumi po me prishet. Gjithashtu keto dite po kam problem ne ngrenje, nuk po mundem te ha asgje, cdo gje qe me shkon mendja te ha, me vjen te vijell, dhe nuk te mund te pregadis asgje te ha?! Ju faleminderit shume, e mbetni te pershendetur per gjithe kete pune qe po e beni ne ndihme te nenave, sidomos atyre qe behen se pari here nene, si jam dhe une.