Dhimbjet në fund të barkut
Genta 123
(15 vite më parë)
Përshëndetje Genta
Patjetër duhet të kontaktosh me një mjek gjinekolog, i cili ka të njëjtat dijeni mjeksore si mjekja që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë tënde. Ai/ajo do të bëjë vlerësimin e urgjencës që paraqet dhe mendoj se do të japë trajtimin e nevojshëm. Kur të kthehet mjekja jote, kontakto edhe me atë.
Në rastin tënd të rekomandoj, marrjen e spazmolitikëve të cilët do të jenë përkohësisht qetësues së dhimbjeve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 25 e kam shtatzenine e pare deri tani skam pas ndonje dhimbje, ndersa nga dje kam kogja dhimbje ne fund te barkut gjate nates kam patur edhe dhimbje ne shpine ndersa diten vetem ne fund te barkut, jam shume e shqetesuar sepse nuk di cfare te beje doktoresha ime eshte ne pushim e nuk po di kujt ti drejtohem kam frike mos me japin ndonje ilac qe nuk ben per mua. Te lutem tregom si tia beje a mundet me qene serioze kjo dhimbje?