javë pas jave
Përshëndetje Aisha
Banjën e parë të të sapolindurit mund ta realizosh në çdo kohë, dhe nuk është e nevojshme të presësh derisa të bjerë cungu i kordonit umbilikal/kërthizës. Banja nuk favorizon infeksionin e kordonit dhe nuk e vonon rënien e tij.
Që fëmija ta pëlqejë dhe të kënaqet në kohën e banjës, duhet që ambienti të jetë mjaftueshëm i ngrohtë që bebi të mos bezdiset nga ndryshimi i temperaturës. Nëqoftëse fillon të qajë dhe acarohet duhet qetësohet duke i tërhequr vëmendjen me objekte që janë të dashura për të.
Nëse dëshiron, fëmijën mund ta lash çdo ditë, por jo më pak se dy herë në javë dhe midis ditëve të banjës, duhet që bebi të lahet në zonën e gjenitaleve pas ndërrimit të çdo pampersi.
I uroj jetë të gjatë dhe të shëndetshme fëmijës tënd.


Pershendetje, kam lind qe 2 dite, shume mire jemi une dhe bebi po desha me dite ne lidhje me larjen e bebit, a ben te pastrohet tani apo kur ti bie kerthiza, edhe pse disa mami me thane leje mos e pastro njehere por se po kam frike mas po i ndikon ne lekure naj gja kjo mos larje. E kam pare videon e juaj per pastrimin e bebit por se kjo nuk ashte cek nese mundeni nje sqarim dhe nje keshillim, shume faliminderit.