Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jane shenja te lindjes?

Pérshendetje e nderuar,jam ne javen e 28 te shtatzanise deshta te ju pyes a jan shenja te lindjes forcimi i barkut rendim dhe dhembje ne fund te barkut,menstracione te bardha,gjithashtu gjinokologu tha qe beba ka pozit te keqe per qarkullimin e gjakut nese do te lindi ne kete koh a do te mund te mbijetoj bebja a jan shenja te lindjes keto?

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Këto që shkruan nuk konsiderohen si shenja lindje, por janë shenja nga rritja e madhësisë së shtatzënisë. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometria), për të vlerësuar praninë e rrezikut për lindje parakohe. Nëse rreziku është i pranishëm, lind nevoja për trajtim dhe rregjim shtrati.

Për të vlerësuar sasinë e shtuar të sekrecioneve vaginale bëj një analizë dhe kulture të tyre, për të përjashtuar praninë e ndonjë infeksioni vaginal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti