Laxoberon per kapsllek gjate shtatzenise
Nita ^ ^
(11 vite më parë)
Përshëndetje Nita
Konstipacioni është i pranueshëm gjatë shtatzënisë dhe përdorimi i tabletave që lehtësojnë këtë situatë, nuk është i përjashtuar. Por ky preparat që ke shkruajtuar nuk duhet ta përdorësh sepse është shumë aktiv dhe përdoret në rastet specifike, shoqërohet me dhimbje barku dhe diarre dhe kërkon sasi të mëdha uji si dhe kompensim të elektroliteteve që humbet organizëmi. Prandaj të rekomandoj të përdorësh ndonjë preparat tjetër si supostat e glicerinës, të cilat nuk kanë efekte anësore të forta dhe ndihmojnë për një zbrazje të lehtë të zorrës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Me falni por doja te ju pysja rreth ketyre pikave laxoberon per kapsllek à jan te demshme nese I perdori edhe qe jam shtatzan, ju flm