Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Pershendetje doktoresh,desha te pyes e kam nje problem jam 35 vjeqe dhe ciklin qe nje kohe me qrregullohet kur ti mar barerat me rregullohet 4 5 muaj pastaj prap me qrregullohet qka mundet me qene se me te vertete po merakosem kontrollat i kam bere te gjinekologu nuk me thone se kam gje tash se fundi kam bere edhe hsg edhe ajo me ka dalur mire ,dua te cek se nuk kam femije dhe planifikoj nje shtatezeni pasi kam patur nje abort dhe nje lindje parakohe dhe qe prej atehere me nuk kam mbetur dhe kam probleme me cikle qfare duhet te beje flm shum nese do me pergjigjeni

Be Lina (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Meqë cikli menstrual vazhdon të jetë i çrregullt edhe pas trajtimit që të ka dhënë mjeku gjinekolog, tregon se problemi duhet të trajtohet në themel. Të rekomandoj që të bësh analiza hormonale (të cilat duhet t’i rekomnadoj mjeku gjinekolog që të ndjek apo bën vizitën gjinekologjike), për të vlerësuar shkakun e çrregullimit menstrual dhe trajtuar atë. Gjiuthashtu të bësh hsg, për të vlerësuar kalueshmërinë tubare për të vlerësuar një nga shkaqet e mundshme se përse shtatzënia nuk po vjen.

Gjithë të mirat.

Be Lina (11 vite më parë)
flm shum per pergjigjjen doktoresh por hsg e kam bere para 4 muajve dhe gjithqka me tha mjeku qe eshte ne rregull por problemi eshte pse cikli po me vonohet shum dhe nuk me vie pa perdorur barera

/komuniteti