Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tentimit per shtatzeni

Ka nje vit e gjysem qe provojm te kemi nje femije por si duket ende nuk ka ardhur koha Jam 28 vjeqare jetoj ne france dhe po ktu kam filluar me kontrolla gjinekologjike,eho dhe sound vaginale si dhe paptestin,te gjitha me kan dal rezultatet mire,por qe dy heret e fundit me jan vonuar 6 dite,me tha gyneco se ke cista,por kur bera eho nuk kisha asgje Per momentin me ka dhene tab duphaston 10 me i marr cdo te 16 dite pas ciklit dmth per tre muaj rresht e pastaj te shohim si po shkon procesi E di qe jeni doktoreshe e mire sepse lexoj cdo pergjigjje tanden dhe dua ta di edhe per mua nje pergjigjje qfar eshte problemi te une,pse me jane vonuar dhe isha e enjtur gjthkah dhe urinoja shume shpesh

Ana M (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aldiana

Mjekja gjinekologe ka vlerësuar se vonesa menstruale ka si shkak një çrregullim hormonal, që është ulja e nivelit të progesteronit. Për ta rregulluar këtë çrregullim, gjinekologia të ka rekomanduar të përdorësh një preparat që përmban progesteron që është duphaston. Prandaj të rekomandoj ta vazhdosh këtë trajtim dhe njëkohsisht të tentosh për shtatzëni nëse parametrat e tjerë të fertilitetit janë normal.

Të uroj fat.

Ana M (11 vite më parë)
Faleminderit shume doktoresha keta per pergjigjjen Per ate edhe desha te konsultohem edhe me juve Ju pershendes

/komuniteti